Rita Ora në krah të burrit të saj e veshur me “Versace” në Festivalin e Filmit në Sydney
Rita Ora tregoi ndjenjën e saj të jashtëzakonshme të stilit teksa mori pjesë në Festivalin e Filmit në Sydney 2023 në mbrëmjen e hapjes të mërkurën.
Këngëtarja 32 vjeçe, kishte veshur një xhaketë të markës “Verace” në vlerë prej 5116 dollarësh (4775 euro) dhe një minifund të ngjashëm me vlerë 2238 dollarë (2089 euro).
Rita e kompletoi pamjen e saj me një çantë dore të markës “Versace” të hedhur mbi supe dhe rriti gjatësinë e saj me një palë taka të larta, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” i kishte lënë flokët e saj bionde në stilin kaçurrela të gjalla, gjersa kishte aplikuar një makijazh të plotë në fytyrë.
Ritën në këtë paraqitje e shoqëronte bashkëshorti i saj, regjisori hollivudian Taika Waititi.
Regjisori me origjinë nga Zelanda e Re dukej elegant i veshur me një kostum të zi të shoqëruar me një bluzë të markës “Prada”.
Ai e kompletoi pamjen e tij me një gjerdan të bardhë me perla dhe disa unaza.
Kjo paraqitje e çiftit vjen pak pasi Rita dhe bashkëshorti i saj provokuan publikun me realizimin e një fotosoesioni seksi për revistën “Vogue Australia”.
Çifti zbuloi në intervistë sekretin e martesës së tyre të suksesshme, duke thënë se është koha e mjaftueshme që ata i kanë lënë njëri-tjetrit.
“Kjo është çështja e martesës, e marrëdhënieve, ka të bëjë me gjetjen e atij personi me të cilin dëshiron të shoqërohesh [me] dhe të sigurohesh që ta bësh këtë”, tha Taika.
Rita shtoi: “Ka të bëjë me sakrifikimin e gjërave të caktuara dhe për të gjetur kohë për njëri-tjetrin, veçanërisht kur ka dy njerëz të zënë në marrëdhënie… Nëse vërtet kujdeseni për dikë, do ta kuptoni”.
Këngëtarja nga Kosova ndodhet aktualisht në Australi me burrin e saj për spektaklin “The Voice Australia”, ku për të tretin vit radhazi është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë.