Rita Ora nis turneun e saj në Evropë dhe Azi

30 prill 2019 | 20:12

Këngëtarja më famë botërore nisi turneun e saj evropian, javën e shkuar, duke e nisur këtë rrugëtim me shumë sukses. Më 29 tetor, ajo njoftoi datat e turneut për albumin në Evropë, dhe Azi nga 1 marsi deri më 29 maj 2019.

Rita Ora ka ndarë me ndjekësat e saj mjaft foto nga netët e saj live, në të cilat shfaqet mjaft e emocionuar. Mjaft komente pozitive nga të apasionuarit pas muzikës së këngëtares britanike.

Këngëtarja dhe aktorja Britanike me prejardhje shqiptare, është artisjta e parë femër britanike që të ketë gjithsej trembëdhjetë këngë të cilat kanë arritur të paktën pozicionin e dhjetë në listat e Mbretërisë së Bashkuar.

Rita Ora, mjaft e pëlqyer në mbarë botën, nisi karrierën e saj profesionale në vitin 2007, dhe që prej këtij viti ka sjellë shumë bashkëpunime në tregun muzikor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partneriteti në mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural…