Rita Ora nuk do të jetë këtë vit në jurinë e “The Voice Australia” pas tri edicioneve rresht
Channel Seven në Australi është në kërkim të yjeve të rinj për të plotësuar vendet e tyre në ‘The Voice Australia’ këtë vit, pasi tre anëtarë të jurisë kanë lënë karriget e tyre të kuqe.
Këngëtari Guy Sebastian mbetet gjyqtari i vetëm që rikthehet në spektakël, ndërsa Jessica Mauboy dhe Jason Derulo janë në turne dhe Rita Ora është pjesë e spektaklit “The Masked Singer America”.
Xhirimet për edicionin e ri të ‘The Voice Australia’ filluan në mars, gjatë së cilit as Jason dhe as Rita nuk janë planifikuar të jenë në karriget e anëtarëve të jurisë, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Jessica, 34 vjeçe, do të qëndrojë në Australi për të filluar turneun e saj “Yours Forever” në mars kur fillon prodhimi për spektaklin “The Voice” dhe nuk do të përfundojë deri në maj.
Disa emra të mundshëm të yjeve të muzikës janë radhitur për të marrë vendin e tyre në serinë e rrjetit Seven, duke përfshirë Adam Lambertin, i cili do të jetë në vend gjatë xhirimeve.
Këngëtarja dhe aktorja amerikane LeAnn Rimes është gjithashtu në listë, e cila është më e famshmja për këngën e saj hit “Can’t Fight the Moonlight” nga filmi “Coyote Ugly”.
Po ashtu, është përfolur se Kate Miller-Heidke do të zëvendësojë Jessican, megjithëse asnjë nga këto emra nuk është konfirmuar ende.
Ndërkohë, Guy, 42 vjeç, pritet të qëndrojë në ‘The Voice’ për sezonin e tij të gjashtë pasi iu bashkua me spektaklin në vitin 2019, dhe që atëherë është pjesë e jurisë.