
Rita Ora nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me Eminemin
25 shtator 2018
| 10:33
Këngëtarja Rita Ora është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të re “Let you love me”, e cila është pritur mirë nga publiku.
Përndryshe, ajo ka bërë me dije se më 23 nëntor do të dalë në shitje edhe albumi i saj më i ri “Phoenix”. E ftuar në emisionin e mëngjesit të “Capital”-it, këngëtarja shqiptare ka rrëfyer shumë detaje nga albumi i saj më i ri.
Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë se bashkëpunimi i saj i ardhshëm mund të jetë me askënd tjetër veçse me mbretin e rap-it, Eminem.