Rita Ora nuk ka kohë për asgjë

11 nëntor 2018 | 16:08

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora së fundmi është bërë pjesë e “Victoria’s Secret”, dhe ka shkëlqyer me performancën e saj të këngës “Let you love me”.

Këngëtarja pas këtij suksesi ka dhënë një intervistë për revistën “British Vogue” për të folur për jetën e saj seksuale.

Gjatë bisedës, gazetari e ka pyetur Rita Orën “a ka kohë të kryejë marrëdhënie seksuale?”, por Rita i ka habitur të gjithë me deklaratën e bërë.

“Jo, jeta ime seksuale është inekzistente. Po punoj kaq shumë këtë periudhë dhe dua vetëm të fle gjumë. Ju betohem në Zot. Edhe kur dal për darkë në një takim me një djalë, iki me vrap në shtëpi që të fle gjumë”, u shpreh Ora.

“Por jam shumë e lumtur. Po arrij shumë me muzikën time dhe jam shumë optimiste për të ardhmen”, u shpreh më tej këngëtarja e famshme.Unë kam folur gjithmonë hapur për seksin, ju e di. Ose kam folur edhe për gjërat seksuale që ndodhin në botë shtoi më pas ajo.

“Është pjesë e jetës, është pjesë e natyrës humane. Dhe do vijojë të flas gjithmonë hapur për seksin”, përfundoi këngëtarja shqiptare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me presidentin…