Rita Ora paraqitet me veshje sportive
11 mars 2018
| 13:50
Këngëtarja e famshme me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka vendosur të pushojë nga grimi i tepër dhe fustanet ekstravagante.
Këngëtarja një ditë më parë mori pjesë në ndejën e përvitshme të “Vanity Fair Oscars” që zhvillohet pas ceremonisë së Academy Awards.
27-vjeçarja është parë me tuta sportive me ngjyrë të zezë dhe pa grim.