
Rita Ora pas shfaqjes në Mbretërinë e Bashkuar: Faleminderit që jeni fansat më të mirë!
26 maj 2019
| 13:24
Këngëtarja Rita Ora ka nisur turnetë në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes tyre Rita Ora do ta promovojë albumin Phoenix. Pas shfaqjes së parë këngëtarja ka shkruar për emocionet e saj.
“Faleminderit që jeni turma më e mirë për t’i nisur shfaqjet e mia. Unë mund ta ndiej energjinë tuaj”, ka shkruar Rita në rrjete sociale.