
Rita Ora përformon me të brendshme
21 janar 2018
| 12:11
Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka mahnitur fansat derisa ka përformuar me të brendshme në koncertin në Hong Kong.
Rita aktualisht po promovon këngën e saj të re me Liam Payne dhe ka festuar me fansat në emisionin “Billboard Radio Live” duke veshur vetëm një palë të brendshme me gurë të shndritshëm.
E veshur me kostumin e bardhë me xhup gëzofi dhe me çizme deri te gjuri, Rita Ora dukej super në formë dhe entuziaste.