Rita Ora pjesë e kampanjës së “Rimmel”
01 shtator 2019
| 13:30
Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Prishtina, Rita Ora, është bërë pjesë e kampanjës më të re të kompanisë së grimit “Rimmel”.
Këtë herë këngëtarja ka vendosur para adhuruesve të saj të sjell kremën për fytyrë. Rita Ora këtë lajm e ka bërë me dije me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”.
“Është shumë e bukur me shkëlqim, zgjat tërë ditën. Perfekte për jetën në rrugë”, ka shkruar Ora.