Rita Ora me plot sharmë shfaqet në Londër
15 janar 2018
| 12:31
Rita Ora është një ndër emrat e përfolur kohët e fundit në mediet shqiptare.
E gjithë kjo shkaku i përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, ku këngëtarja shqiptare nuk dihet nëse do të marrë pjesë në ceremoninë e 17 shkurtit.
Ajo së fundi është fotografuar nga paparacët teksa del nga një darkë me miqtë në “The Ivy” të Londrës.
Këngëtarja 27-vjeçare u shfaq me plot stil dhe sharmë teksa kishte të veshur një fustan të zi kadifeje deri në qafë, ndërsa kishte të vendosur një shirit ngjyrë vjollce.