Rita Ora pozon për veshjet sportive
10 nëntor 2020
| 11:31
Rita Ora njihet për stilin e saj dhe performancat shpërthyese. Dhe kjo nuk i ka munguar as gjatë lançimit të firmës së veshjeve “JD Sports”.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është quajtur si “Mbretëresha e JD” në fushatën e re të Krishtlindjeve. Së bashku me 29-vjeçaren, në këtë projekt ka marrë pjesë dhe Maya Jama dhe Anthony Joshua.
Ajo dukej mahnitëse në bluzën e Adidasit. Rita kishte vendosur make up ngjyrë bronzi dhe kaçurrelat i valviteshin lirshëm.
Këngëtarja u shpreh se pavarësisht se festimet për Krishtlindje dhe Vit të Ri do të bëhen në shtëpi, ajo shpreson t’i tregojë të gjithëve se mund të duken përsëri mahnitës.