Rita Ora prezanton koleksionin e veshjeve
06 mars 2018
| 13:28
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, pas suksesit të jashtëzakonshëm në industrinë muzikore, dëshiron të shkëlqejë edhe në botën e modës.
Ylli i muzikës ka nxjerrë në treg koleksionin e vet të parë të veshjeve.
‘Roara Republic’ quhet linja e saj e veshjeve që fansat e këngëtares mund ta blejnë online. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja me anë të një postimi në “Instagram”, ku ka prezantuar edhe disa nga veshjet.