Rita Ora rrëfehet për historinë e trishtë
E ëma e Rita Orës, Vera Ora u diagnostikua me kancer gjiri 15 vite më parë, kur ishte 39 vjeçe. Lufta e saj me kancerin ka qenë e vështirë dhe duket se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe te vajza e saj.
Rita ka treguar për “The Sun” se që prej asaj kohe jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.
“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe shkoi u kontrollua. Unë kam bërë testin e trashëgueshmërisë së kancerit të gjirit dhe testin e gjenit e për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi sërish kontrollohem rregullisht”, rrëfehet artistja.
Më tej shton ajo “Gjenetikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”.