Rita Ora, sa siklet me fustanin
30 janar 2018
| 10:56
Një ndër artistet e veshura më mirë në ceremoninë e Grammy Awardsit është pa dyshim edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila sërish ka arritur ta tërheqë vëmendjen e medieve të huaja.
Bukuroshja 27-vjeçare u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të gjatë të zi, me një të çarë që i zbulonte këmbët. Por, pikërisht kur ishte duke pozuar në tapetin e kuq këngëtarja shqiptare u bë pjesë e një incidenti, pasi e çara e fustanit i nxori në pah edhe të brendshmet e saj të zeza.