Rita Ora sfilon për Miu Miu në Javën e Modës në Paris (Foto)
05 mars 2020
| 12:05
Rita Ora mund t’i bëjë të gjitha. Këngëtarja e “Girls” ka marrë gjithë vëmendjen kur në ditën e fundit të Javës së Modës në Paris ka sfiluar në pasarelën e Miu Miu.
“Vajza juaj sfiloi sot. Është një nder i jashtëzakonshëm të sfiloj për ty Muccia Prada Miu Miu. Është fantastike të punosh me një ekip fantastik dhe padyshim se të gjitha vajzat më ndihmuan. Faleminderit!”, ka shkruar Ora në “Instagram”.