Rita Ora shfaqet me veshje si ylber
10 tetor 2018
| 11:24
Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është e njohur për paraqitjet e saj ekstravagante. 27-vjeçarja është shfaqur me një fustan me plot ngjyra teksa arriti në studiot e Universal City. Gjatë intervistës me Jonathan Ross, ajo tregoi edhe se si dëshiron të duket mashkulli i ëndrrave të saj. Rita pranoi se ajo mund të jetë një e dashur ‘e zjarrtë’ dhe ajo tregoi se nuk ka probleme me çështjen e besimit te partneri i saj.