Rita Ora shfaqet në poza provokuese për revistën “L’Officiel Brasil”
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, së fundmi ka pozuar për revistën me nam ndërkombëtar, “L’Officiel Brasil”.
Ajo ka dhënë një intervistë, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj të suksesshme në muzikë dhe personazhet nga të cilët ka marrë frymëzim.
“Unë jam një artiste nga natyra. Qoftë në skenë duke kënduar, duke filmuar një film apo duke paraqitur një shfaqje. Që në fillimet e karrierës sime, kam menduar të mësoj sa më shumë dhe të bëhem sa më e shumë-anëshme. Të qeurit zënë është në ADN-në time dhe ka qenë gjithmonë kështu për mua”, tha këngëtarja shqiptare.
Teksa ka realizuar një fotosesion mjaft seksi për revistën, 32-vjeçarja ka folur edhe për mënyrën se si arrin ta mbajë veten në top formë.
Këngëtarja ka pasur një vit të ngjeshur me punë, pasi gjatë verës ka publikuar albumin e tretë në karrierën e saj, “You and I”, gjersa ka qenë pjesë edhe e spektakleve të famshme “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer”, si anëtare e jurisë.