Rita Ora shihet përkrah Novak Gjokoviqit në Kampionatin Botëror të ragbit

29 tetor 2023 | 00:49

Të shtunën në mbrëmje është zhvillur finalja e Kupës së Botës në Rugby, mes Zelandës së Re dhe Afrikës së Jugut. Në tribunat e shikuesve ishte edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora.

Në një moment gjatë ndeshjes, kamera ka fokusuar Ritën e cila është parë përkrah tenistit serb, Novak Gjokoviq.

Disponimi i dyshes duket të jetë i mirë dhe ata duket se kanë një raport shoqëror mes vete.

Kujtojmë se Gjokoviq njihet për veprimet e tij provokuese kundër Kosovës.

Gjokoviq shquhet si një prej figurave më anti-shqiptare, i cili disa herë ka shfrytëzuar famën e tij për të bërë thirrje politike dhe shprehur qëndrime kundër Kosovës. 

Mesazhi i tij ‘Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën’ gjatë ‘French Open’ në maj të këtij viti, pati ngjallur reagime të shumta, ku madje Komiteti Olimpik i Kosovës e akuzoi atë për nxitje të tensioneve politike.

KOK i bëri thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të marrë masa disiplinore ndaj tenistit Gjokoviq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues…