Rita Ora shkëlqen mes engjëjve të “Victoria’s Secret”

03 dhjetor 2018 | 15:49

Mbrëmë e gjithë vëmendja mediale botërore ka qenë tek engjëjt e “Victoria’s Secret”.

Modelet në eventin përmbyllës të këtij viti si edhe çdo vit tjetër kanë hequr krahët, teksa prezantuan linjën më të re të të brendshmëve.

Ajo që vlen të theksohet është perfomanca e dy këngëtareve shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhës e Rita Orës.

Por ajo që i ka dhënë magji gjithë skenës ka qenë pikërisht perfomanca e Ritës, e cila u paraqit me këngën ‘Let You Love Me’, ndërsa shkëlqeu me një palë të brendshme të zeza, duke iu përshtatur edhe modeleve.

Kjo perfomancë është duke qarkulluar në rrjetet sociale dhe po cilësohet mjaftë e “zjarrtë” dhe fantastike.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=14&v=D-iJ_KdeYks

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se…