
Rita Ora shpenzon shifrën marramendëse për këtë veshje
18 maj 2021
| 11:52
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, njihet për stilin e saj unik, eksperimentimin me veshjet dhe guximin në ndryshimin e look-ut, duke marrë përherë vëmendje në çdo paraqitje të saj.
Së fundmi ajo ka shkëlqyer në eventin “Vida Glow” në Syney, ku bukuroshja shqiptare u shfaq me një jumpsuit rozë ‘’Alex Perry’’, e cila kushton plot 1950 dollarë. Këtë veshje, ajo e kishte kombinuar edhe me një varëse prej ari dhe me një palë vathë formë rrethi.