Rita Ora shpjegon skenën e kërcimit me skeletin në klipin e ri
01 prill 2020
| 20:35
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar javën e kaluar klipin e saj më të ri, “How to be lonely”.
Kënga është pritur shumë mirë nga fansat, por duke qenë se kënga i dedikohet vetmisë, në një prej skenave të klipit, Rita shfaqet duke vallëzuar e vetme me një skelet, duke portretizuar kështu ndjenjën e vetëkënaqjes.
“Kam bërë shumë qejf në këtë pjesë të videos! Ideja ishte të tregonim që atje nuk ishte askush. Vazhdoni të shikoni klipin dhe më dërgoni të gjitha videot me reagimin tuaj”, ka shkruar Ora në Instagram.