Rita Ora sjell albumin e dytë
24 gusht 2018
| 16:12
Rita Ora do të publikojë albumin e saj të dytë këtë vit.
Këngëtarja me origjinë shqiptare i ka dhënë fund pritjes së gjatë prej 6 vitesh.
27-vjeçarja ka nxjerr albumin e saj të parë “Ora” në vitin 2012. Por, mosmarrëveshjet e Rita Orës me kompaninë “Roc Nation”, kanë bërë që ajo të mos qëndronte shumë prezente në tregun muzikor.
“Patjetër që do të dalë këtë vit. Nëntori është muaji kur do ta publikoj pasi është muaji i ditëlindjes sime”, ka bërë me dije Rita për “The Sun”.