Rita Ora do ta realizojë një film horror?
16 korrik 2018
| 10:20
Rita Ora dëshiron që të bëhet ylli i një filmi horror. Këngëtarja e famshme, e cila së fundmi u shfaq në ‘50 Shades of Grey’, ka zbuluar se nuk do t’i shpëtonte asnjë shans për të realizuar më shumë filma, edhe pse për të muzika mbetet prioritet.
“Unë kam aktruar për herë të parë në moshën 11-vjeçare në filmin ‘Spivs’. Më pëlqen të aktroj. Aktrimi është si një performancë”, ka thënë bukuroshja 27-vjeçare. E pyetur për rolin që po kërkon, Rita tha: “Do më pëlqente një film horror”.