Rita Ora u ofron mbështetje të mbijetuarave të dhunimeve gjatë luftës në Kosovë
17 shkurt 2018
| 20:30
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, e cila po qëndron për vizitë me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, u ka thënë të mbijetuarave të dhunimeve të luftës së fundit në Kosovë se ajo është frymëzuar nga forca dhe rimëkëmbja e tyre.
“U ul në mesin e tyre. Ua mbajti dorën. I përqafoi. I ngushëlloi. Ju tha që e frymëzuan me forcën e tyre, me rimëkëmbjen, me përkushtimin për të ecur përpara. Rita Ora me Feride Rushitin dhe Kadire Tahirajn duke e ofruar mbështetjen e saj për të mbijetuarat e dhunimeve të luftës së Kosovës sot në rezidencën e ambasadorit britanik, Ruairi O’Connell, me ftesën e Elida Elida në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Garentina Kraja në llogarinë e vet në “Facebook”.