Rita Ora zbulon detaje nga raporti i saj me bashkëshortin Taika Waititi!
Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja e njohur, ka folur për martesën e saj me regjisorin.
Çifti Rita Ora dhe Taika Waititi janë shpesh të gatshëm për të zbuluar detaje për fansat për jetën e tyre private. Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, që u mbajt më 15 shtator, këngëtarja e njohur, ka folur për martesën e saj me regjisorin.
“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Rita. “Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide”
Këngëtarja shtoi:
“Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr, zjarr, zjarr”.
Taika Waitit dhe Rita Ora u martuan në gusht të vitit 2022, në Los Angeles. Në atë kohë, një burim konfirmoi për Revistën “People” se Ora dhe Waititi u martuan gjatë një ceremonie “shumë të vogël” më 4 gusht 2022. Megjithatë, ata nuk e ndanë lajmin me publikun deri në janar të vitit 2023.