Rita Ora zbulon një sekret nga lidhja e saj me regjisorin e njohur
Prej rreth një viti, Rita Ora po shijon romancë me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi. Dyshja janë të pandashëm me njëri-tjetrin ndërsa nuk mungojnë dhe postimet e përbashkëta në rrjete sociale. Së fundmi, ka qenë këngëtarja shqiptare e cila ka dedikuar disa fjalë romantike për 46 vjeçarin.
Ajo ka zbuluar se njihen prej vitesh edhe pse lidhja e tyre ka nisur në mars të vitit të kaluar. “Ne, 4 vite më parë, deri tani, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë. Urime Dita e Shën Valentinit miku më i mirë”, ka shkruar Rita krahas postimit të saj.
Dhe Taika ka ndarë një foto me Ritën, ku ka shkruar: “Fotografia e parë natën që u takuam katër vjet më parë.Ne kemi qenë shokë që atëherë. Pastaj një vit më parë vendosëm t’i “komplikonim” gjërat, por u bë më e lehtë. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për të dashurën time Rita Ora.”, ka shkruar ai.