Rita Ora zbulon tatuazhin e ri afër gjoksit
Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora hyri në Instagram për të treguar se sa i çuditshëm është tatuazhi i saj i fundit në një sërë fotosh.
Këngëtarja, 32 vjeçe, ngriti bluzën e saj për të treguar tatuazhin më të fundit në pjesën nën gjoks.
Vepra artistike e Ritës dukej se ishte skica e një gruaje dhe ishte ende në proces të përfundimit, ndërsa ajo u ul përsëri në sallonin e tatuazheve për të krijuar një të ri.
Këngëtarja u pa me veshje të zeza sportive, të cilat i përshtati me një kapele bejsbolli të ngjashëm.
Rita me fytyrën me grim të lehtë la flokët bionde me kaçurrela të lirshme dhe kompletoi pamjen me një përzgjedhje byzylykësh.
Më pas, ylli vazhdoi të ndante një përzgjedhje të disa ‘selfie’ rrezatuese.
Artistja shqiptaro-britanike ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke promovuar këngën e saj më të re.
Projekti mban titullin “You Only Love Me” dhe pritet të publikohet më 27 janar e shoqëruar edhe me klip, pamje nga i cili Rita i ka zbuluar përmes disa imazheve.
Në disa pamje magjepsëse, artistja shihet e veshur edhe një fustan të bardhë pa rripa me një detaj të palosura së bashku me një vello.
Projekte e reja të Ritës vijnë edhe pas një viti të lumtur të jetës së saj private, Rita u martua me regjisorin Taika Waititin në një ceremoni të vogël në Londër gushtin e kaluar.