Rita promovon albumin në Nju Jork
20 dhjetor 2018
| 11:30
Të martën Rita Ora ka bërë promovimin e albumit të saj më të ri ‘Phoenix’ në Nju Jork.
Mediat ndërkombëtare që kanë ndjekur nga afër këngëtaren me orgjinë shqiptare nuk lanë pa komentuar edhe veshjet e saj.
Gjatë kësaj mbrëmje Rita ka ndërruar pesë palë veshje, katër fustane dhe në fund një veshje sportive.
Pa dyshim, paraqitja e Orës është vlerësuar pozitivisht nga mediat dhe nga fansat e saj që vazhdojnë ta mbështesin gjatë gjithë karrierës muzikore.