Rita ‘shkund’ Londrën në koncertin e BBC Radio 2
11 shtator 2018
| 10:41
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte të shumta. Këtë herë ajo ka performuar në qytetin ku u rrit, në Londër, në koncertin e organizuar në kuadër të BBC Radio 2.
Ajo ka kënduar ‘live’ para mijëra fansave hitet e saj më të fundit, ndërsa ka bërë sërish një rikujtim të shkurtër për Aviciin gjatë interpretimit të këngës “Lonely together”.