
Rita tregon se a i pëlqejnë më shumë meshkujt apo femrat
10 shtator 2019
| 11:46
Rita Ora ka zbuluar se nuk njeh as fytyrë e as gjini kur bëhet fjalë për dashurinë dhe shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike. Këngëtarja 28-vjeçare ka folur për “Daily Star Online” në lidhje me seksualitetin e saj dhe ka pranuar se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri që fotografohet. Duke folur për jetën e saj private, Rita ka thënë: “Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini. Për mua ka rëndësi personi”.