Rita vjen me një super paraqitje në ballinë e revistës Nylon
30 shtator 2021
| 15:35
Rita Ora ka postuar disa foto ku shihet e veshur me një mantel mëndafshi të zi derisa ka treguar hiret e saj në ballinën e revistës NYLON të Francës
Rita Ora është shfaqur e shtrirë në shtrat me një mantel të zi të mëndafsh derisa ka bërë foto seksi për këtë revistës.
Krijuesja e hitit “Girls (30) ka treguar me anë të fotografive të bukura, të bëra për Manuel Obadia WIlls, për këtë revistë, e cila do të botohet gjatë muajit tetor.