Rithemelohet Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës

25 shtator 2020 | 10:43

Në Kuvendin e Kosovës është rithemeluar Këshilli për Zhvillim që Qëndrueshëm, kjo është bërë në bashkëpunim në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Zyrës Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është e pamundur që vendi t’i tejkalojë problemet pa bashkëpunimin.

Osmani tutje ka thënë se përmes rithemelimi të Këshillit të SDG në Kuvendin e Kosovës po bëhen më të zëshëm në zbatimin e objektivave që janë të rëndësishme për të tashmen e sigurt por edhe për të ardhmen.

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka marrë rolin e kryesueses së Këshillit të Qëndrueshëm në kuadër të Kuvendit.

Ajo ka thënë se objektivat e këtij këshilli do i çojë përpara.

“Jam e gëzuar që jemi së bashku këtu për të dhënë një mesazh për një botë më të sigurt dhe një jetë më të shëndetshëm. Kuvendi ka marrë përsipër objektivat në vitin 2018 por për shkak të problemeve në skenën politike jemi këtu ku jemi. Zhdukja e varfërisë, barazia gjinore dhe mirëqenia, do të jenë sfidë e vazhdueshme e shteteve të botës e sidomos për Kosovën”, ka deklaruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një sezon zgjati aventura e Diego Godin me Interin.…