Rithemelohet Komisioni ndërministror për investime strategjike
31 maj 2020
| 12:22
Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), qeveria ka rithemeluar Komisionin ndërministror për investime strategjike.
Ndonëse në kohë pandemie, MEPTINIS-i ka theksuar se ka vendosur kontakte të shumta me investitorë potencialë në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e Republikës së Kosovës.
“Ministria është duke shqyrtuar kërkesat e 23 aplikuesve për statusin e investitorit strategjik”, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.