Rivalët dhe datat e “finaleve” të Ballkanit, Partizanit e Strugës

17 gusht 2023 | 23:36

Për skuadrat shqiptare, ëndrra evropiane vazhdon.

Ballkani, Partizani e Struga, tri skuadrat shqiptare kampione të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, sonte e prekën fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës.

Këto skuadra i ndan vetëm edhe një fazë nga ajo e grupeve, të cilën në vitin e kaluar e kishte shijuar ekipi kosovar.

Ballkani në fazën tjetër do të ketë punë me ekipin bjellorus, BATE Borisov, kurse Partizani do at sfidojë skuadrën nga Kazakistani, Astana.

Ndërkaq, Struga do të ketë punë me ekipin islandez, Breidablik.

Ndeshjet e para të fazës së “play-off”-it do të luhen të enjten e 24 gushtit, kurse ato të kthimit një javë më vonë, respektivisht më 31 gusht.

Ballkani i Ilir Dajës dhe Struga e Shpëtim Duros, do t’i luajnë në shtëpi duelet e para përkatëse.

Kurse, “Demat” e Zoran Zekićit do ta zhvillojnë në udhëtim përballjen e parë me Astanën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Zvicër kanë vendosur të mbyllin tunelin më të…