Rivalët e Libisë pajtohen për armëpushimin e thirrur nga Rusia dhe Turqia
Forcat besnike ndaj gjeneralit Khalifa Haftar dhe qeverisë së Tripolit të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje për armëpushim.
Ushtria Kombëtare e Libisë ka thënë se armëpushimi do të fillojë nga 12 janari.
“Çdo shkelje do të ketë pasoja të rënda”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Ahmed Mismari.
Në një adresim të tyre, thuhet se “si përgjigje ndaj presidentit turk dhe presidentit rus për armëpushim, kryesuesi i Këshillit Presidencial shpall armëpushim”.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi ka mirëpritur armëpushimin dhe ka bërë thirrje ndaj të gjitha palëve për të bërë përpjekje për dialog.
Forcat rebele, të udhëhequra nga gjenerali Khalifa Haftar, tash e sa muaj, janë në një ofensivë që synon marrjen e kontrollit të kryeqyetetit Tripoli.