Rivalet e vjetër ndaj mejdanin në ‘Minatori’
Fundjava sjell superderbin në mes të Trepçës dhe Sigal Prishtinës që zhvillohet në kuadër të javës së dytë të Prince Caffe Superligës.
Rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës do të përballen në një tjetër sfidë interesante.
Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren e dytë radhazi në elitë, pasi e nisën kampionatin me fitore, duke mundur Istogun, përkatësisht Proton Cable Prizrenin.
Së fundi u takuan në gjysmëfinale të Superkupës, ku fituan mitrovicasit, ndërkohë që të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.
Java e dytë hapet me takimin në mes të Bashkimit dhe Vëllaznimit. Prizrenasit e kanë nisur kampionatin me fitore, duke mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim, ndërsa kuqezinjtë pësuan nga Peja.
Të dielën Proton Cable Prizreni ndeshet me Pejën që, po ashtu, skuadrat hyjnë për fitore.
Prizrenasit vetëm pas vazhdimeve u mposhtën nga prishtinasit në javën e parë, kurse verdhezinjtë mposhtën kuqezinjtë e Gjakovës.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Istogut. Therandasit në xhiron e parë pësuan nga Bashkimi dhe duan fitoren e parë, kurse për istogasit është paraqitja e parë në elitë dhe duan të lënë gjurmë.
SUPERLIGA – Java e dytë
Të shtunën takohen:
17:00 Bashkimi – Vëllaznimi
19:00 Trepça – Sigal Prishtina
Të dielën takohen:
17:00 Proton Cable Prizreni – Peja
19:00 Golden Eagle Ylli – Istogu