Rivali i Erdoganit e pranon humbjen
25 qershor 2018
| 14:47
Kandidati për president të Turqisë, Muharrem Ince, e ka pranuar humbjen nga presidenti aktual, Rexhep Taip Erdogan, në zgjedhjet e së dielës.
“E pranoj rezultatin zgjedhor”, ka thënë Ince nga Partia Republikane Popullore, në një konferencë për gazetarë në Ankara.
Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë e ka shpallur Erdoganin fitues, disa orë pasi ai shpalli fitoren bazuar në rezultate jozyrtare.
Rreth 97 për qind të votave janë numëruar dhe votat e mbetura nuk pritet të ndikojnë rezultatin, tha Këshilli Zgjedhor.
Rezultatet zyrtare priten në dhjetë ditët në vijim.
Ince ka thënë se ka pasur mashtrime elektorale, por jo deri në atë masë që rezultati përfundimtar të ndryshojë.