
Rivarrosen Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi
21 shtator 2018
| 15:29
Me nderime të larta shtetërore në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë janë rivarrosur ish-ministri i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi, babai i Leonora Jakupit.
Pas 20 vitesh, eshtrat e kolonelit Ahmet Krasniqi janë rivarrosur në vendlindjen e tij, në Kosovë.
Ai është vrarë në vitin 1998 në Tiranë, ku për 20 vite ishte i varrosur atje.
Në rivarrimin e tyre kanë marrë pjesë kryeministri Ramush Haradinaj, bashkëluftëtarë të tij dhe qytetarë të shumtë.