Rivotimi në Istog: Deri në orën 11:00 kanë votuar 7.63% të votuesve
17 dhjetor 2017
| 11:56
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e dytë lidhur me rivotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Istogut.
Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se deri në orën 11 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%.
Më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%.
Daka njoftoi se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem.