Rivotimi në Istog, PZAP refuzon ankesën e AAK-së
23 dhjetor 2017
| 14:42
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka refuzuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me shpalljen e rezultateve të votimit në Istog.
PZAP ka konstatuar se ankesa e AAK-së është e pabazuar.
Gjatë rivotimit në këtë komunë ka dal fitues Haki Rugova i LDK-së me 14 vota më shumë sesa kandidati i AAK-së Gani Dreshaj.