Rivotimi në Istog: Voton Haki Rugova (Video)
17 dhjetor 2017
| 11:08
Kryetari aktual i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka hedhur votën e tij në rivotimin që po mbahet në Istog, pasi raundi i balotazhit u anulua për shkak të parregullsive të vërtetuara.
Rugova votën e tij e ka hedhur në qendrën e votimit shkolla “Haxhi Zeka” në Istog.
Ai ka thënë se pret votime të mira dhe të mos ketë parregullsi, si në raundet e tjera.
“E di që është e mundimshme dhe është hera e tretë, por i ftoj qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe ky proces të përfundojë mirë”, ka thënë Rugova.
Ai ka deklaruar edhe se, nëse procesi përfundon parregullsi, atëherë ai do t’i pranojë pa problem rezultatet e zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.