Rizani i PDK-së: Mobilizim i shtuar i PDK-së në Suedi
Kryetari i degës së PDK-së në Lipjan dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm, Hyzer Rizani po qëndron për vizite në Suedi. Ai ka takuar anëtarë e simpatizant të PDK-së në këtë shtet.
“Ishte nder i veçantë të jem në mesin e bashkëkombësve dhe anëtarëve të degës së PDK-së në Suedi të cilët edhe pse larg vendlindjes asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu jo vetëm me bindje por edhe me veprime konkrete në mbështetje të atdheut para, gjatë dhe pas luftës.”, ka shkruar Rizani.
Njoftimi i plotë i Rizanit:
Ishte nder i veçantë të jem në mesin e bashkëkombësve dhe anëtarëve të degës së PDK-së në Suedi të cilët edhe pse larg vendlindjes asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu jo vetëm me bindje por edhe me veprime konkrete në mbështetje të atdheut para, gjatë dhe pas luftës.
Kontributi i tyre është i pashembullt dhe me ndikim pozitiv tek pasardhësit e tyre që pavarësisht pse jetojnë e punojnë larg vendlindjes së prindërve të tyre meqë pjesa dërmuese e të rinjëve janë të lindur në mërgim ata asnjëherë nuk rreshtin së dëshmuari prejardhjen e tyre.
Kontributi i bashkëkombësve me theks anëtarëve të degës së PDK-së është i pashembullt në shembëlltyrën për shtet ndërtim dhe zhvillim të institucioneve.
Roli i tyre në organizim të zgjedhjeve edhe pse larg vendit do të jetë i rëndësishëm në zgjedhjet të cilat janë në prag dhe për këtë pritet një mobilizim i shtuar për arritjen e suksesit në zgjedhje.
Të bashkuar të hapërojmë drejt sukseseve.