Rizvanolli: 330 milionë euro investime në sektorin energjetik në vitin 2022
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, foli edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kjo e fundit prezantoi situatën energjetike në vend dhe të arriturat gjatë 2022 që po lëm pas.
Ministrja Rizvanolli u shpreh se këtë vit janë siguruar 405 milionë euro për sektorin e energjisë dhe për përballje të qytetarëve me krizën.
“Nga 405 milionë, 330 milionë janë për investime të reja përgjatë viteve në vijim”, tha ajo.
Rizvanolli u shpreh se mjetet e siguruara këtij viti, nuk ishte arritur të sigurohen as përgjatë 40 viteve.
Ajo u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve të vendit që të vazhdojnë ta kursejnë energjinë elektrike.
Nga ana e tij, kryeministri Albin Kuri doli për fondet e ndara nga Qeveria sa i përket kursimit të energjisë, duke falënderuar qytetarët që kanë kursyer rrymën.
Ai tha se veç në tetor kanë subvencionuar 202 mijë familje në faturat e tyre të energjisë.
Kreu i Qeverisë pohoi se edhe përkundër kursimit muajt janar e shkurt janë kritik për shkak të uljes së temperaturave e rritjes së çmimit të energjisë, prandaj edhe duhet të kohet kujdes./RTKlive