Rizvanolli dhe Aliu raportojnë në dy komisione parlamentare
27 shkurt 2024
| 08:21
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të raportojë sot para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se nga ora 11:00 ajo do të raportojë lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024.
Ndërsa, në një Komision tjetër, atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike, është i ftuar të raportojë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”.
Edhe kjo mbledhje është paraparë të fillojë në ora 11:00.