Rizvanolli dhe Szunyog bisedojnë për zhvillimin e sektorit të energjisë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri, Getoar Mjeku, kanë pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë (BE), Tomas Szunyog.
Gjatë takimit, ministrja Rizvanolli dhe ambasadori Szunyog diskutuan për zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mbështetjen e sektorit të energjisë dhe menaxhimin e mbeturinave.
Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin Szunyog për përkrahjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian po i jep Kosovës, veçanërisht në zhvillimin e sektorit të energjisë dhe e njoftoi me prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë në fushën e burimeve të ripërtërishme të energjisë; energjisë nga era dhe asaj solare.
Ambasadori Szunyog ka shprehur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të vazhduar përkrahjen për Kosovën në zhvillimin e sektorit të energjisë.