
Rizvanolli e brengosur, ngrohtorja e Gjakovës nuk e prodhon biomasën edhe pse i ka pajisjet
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është takuar me drejtuesit e ngrohtores së Gjakovës.
Me këtë rast, Rizvanolli është shprehur e shprehur e brengosur që ngrohtorja e Gjakovës nuk e prodhon vetë biomasën ndonëse i ka pajisjet e nevojshme.
“Ministria e Ekonomisë ka subvencionuar ngrohtoren e Gjakovës me 1.1 milion euro për biomasë gjatë dy sezoneve të kaluara. Në takim me ngrohtoren shpreha brengën për faktin që ngrohtorja ende nuk e prodhon biomasën vetë përkundër faktit që i posedon pajisjet, si dhe për faktin që ende nuk e ka aktivizuar komponentën e kogjenerimit. Në takim me bordin dhe menaxhmentin e ndërmarrjes, si dhe nënkryetarin e përfaqësues të Komunës së Gjakovës, ritheksova domosdoshmërinë që këto çështje të zgjidhen nga ngrohtorja deri në sezonën tjetër të ngrohjes, si dhe përkushtimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe gjithë Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i ndihmojë ngrohtores në këtë drejtim”, ka shkruar Rizvanolli në “Facebook”.