Rizvanolli e Kosnetti diskutuan për sfidat në sektorin e energjisë

15 prill 2021 | 12:21

Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett. Ministrja Rizvanolli ka njoftuar ambasadorin Kosnett me zhvillimet në Ministrinë e Ekonomisë dhe prioritetet kryesore, përfshirë adresimin e sfidave në sektorin e energjisë dhe përmirësimin e performancës dhe llogaridhënies të ndërmarrjeve publike.

Ndër të tjera në takim u diskutua për diversifikimin e burimeve energjetike, bashkëpunimin rajonal në sektorin e energjisë, dhe rishikimin e strategjisë së energjisë, ku ShBA-të kanë qenë dhe mbeten partner kyç i Kosovës.

Ndërsa, nga ana e tij ambasadori Kosnett u shpreh se mirëpret bashkëpunimin ndërinstitucional të Qeverisë së Kosovës drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe u zotua në mbështetjen e plotë të ShBA-ve në këtë drejtim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid barazoi pa gola në “Anfield” kundër Liverpoolit duke…