
Rizvanolli hesht për shkarkimin e kryeshefit të KOSTT-it
25 prill 2025
| 14:10
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka qëndruar e heshtur lidhur me shkarkimin e Evetar Zeqirit nga posti i kryeshefit ekzekutiv i KOSTT-it, pas dyshimeve për keqpërdorime dhe shkelje të mundshme ligjore.
Zeqiri është shkarkuar më 24 prill nga bordi i drejtorëve të KOSTT-it, vetëm një ditë pasi është diskutuar publikisht në “Debat Plus” dyshimet për kompani energjetike me aktivitete të dyshimta që kishin bashkëpunuar me KOSTT-in dhe KEK-un.
“Nuk jap deklarata në rrugë”, ka thënë shkurt Rizvanolli.