Rizvanolli: Koha që marrëdhëniet me Italinë t’i shndërrojmë edhe në bashkëpunim ekonomik
08 gusht 2024
| 12:10
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është takuar me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Rizvanolli ka thënë se është koha që marrëdhëniet e mira bilaterale me Italinë të shndërrohen edhe në bashkëpunim ekonomik, veçanërisht përmes investimeve të kompanive italiane në Kosovë.
“Kosova dhe Italia kemi marrëdhënie të mira bilaterale – është koha që këto marrëdhënie t’i shndërrojmë edhe në bashkëpunim ekonomik, veçanërisht përmes investimeve të kompanive italiane në Kosovë. Me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu diskutuam për këtë bashkëpunim ekonomik dhe në veçanti për investime në kapacitete të reja gjeneruese të erës”, ka shkruar Rizvanolli në “Facebook”.