Rizvanolli: Kritikat e opozitës janë shumë kontradiktore

28 dhjetor 2021 | 12:38

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka mohuar akuzat e partive opozitare për krizën energjetike në vend.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet rreth vendimit të Qeverisë për masat e emergjente në furnizimin me energji, ajo i ka deklaruar se kritikat e opozitës janë kontradiktore.

“Kritikat e juaja janë shumë kontradiktore. Nuk po di se në cilën me u përgjigj edhe qysh. Njëri thotë efektet e vendimit që i keni marrë nuk po shihen në terren e tjetri thotë se po i  legjitimoni ato që veç i keni marrë. Njëri thotë ZRRE po e falimenton KEDS-in, tjetri thotë pse po i subvencionin, tjetri thotë shumë mirë që po i subvenciononi është dashur me i subvencionu moti. Nuk po e di se ka me fillu por po e provojë”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani nacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky, ka sugjeruar bombardimin ushtarak të…